AKTUALE

Ganiu thotë se do të realizohen mbi 25 projekte brenda këtij viti

Kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu thotë se nuk është fushatë zgjedhore promovimi i mbi 25 projekteve për komunën e Çairit, të cilat premton se do të realizohen brenda këtij viti, përcjell TV21. Ganiu thotë se ndonjëri prej projekteve mund të bie për shkak se sipas formulës për ndihmë të qeverisë ndaj komunave, Çairit i takojnë 9 milionë euro, ndërsa komuna ka projekte për 10 milionë euro.
“Në çdo një javë-dy, do të fillojmë me të gjitha projektet për t’i realizuar, kjo tregon se nuk është fushatë por jemi direkt në punë. Janë mbi 25 projekte dhe neve sipas asaj formule na takojnë diku 9 milionë euro, ne kemi projekte për 10 milionë euro, ndoshta ndonjë prej atyre projekteve duhet të bie, ose në qoftë se ka gatishmëri nga qeveria, diku tjetër mungojnë projekte dhe nuk mund t’i japin të gjitha mjetet, atëherë të kemi mundësi d.m.th. që të gjitha projektet të miratohen”, deklaroi mes tjerash Ganiu.

Banner

Related posts

Mickoski për korridoret: Gabimet eventuale në projekt do t’i paguajmë ne

admin

Bajram Rexhepi: Mujdin Aliu ra për të mos vdekur kurrë

Gjyla Halili

Mickovski prezantoi bartësit e listave të VMRO-DPMNE-së, mbetet të caktohet vetëm bartësi në Njësinë numër 5

Gjyla Halili