AKTUALE

FTESË PËR BASHKËPUNIM ME REVISTËN PËR KULTURË DHE DIJE – “JUVENILJA”

Të nderuar shkrimtarë, artistë, studiues, bashkëpunëtorë…
Redaksia e revistës për kulturë dhe dije – “JUVENILJA”, që botohet në Prishtinë dhe në Shkup, është në përgatitje e sipër të numrit të ri – nr. 11 (muaji mars 2025)
Punimet që botohen në këtë periodik mujor për nga problematikat kapin një gamë të gjerë, por kryesisht fushat më të ngushta janë: letërisa (poezi, prozë, recensione, studime), eseistika,dramaturgjia, teatri, kinematografia, artet pamore, muzikologjia, arkeologjia, antropologjia, filozofia, sociologjia dhe kulturologjia përgjithësisht.
Punimet duhet të jenë në formatin elektronik Word me madhësi të shkronjave 12 dhe me hapësirë mes rreshtave 1.5.
Punimet, që nuk janë botuar më pare, do të pranohen deri më 05 mars 2025 në adresën elektronike: emin.azemi@yahoo.com
Redaksia revistës “JUVENILJA” – Prishtinë, Shkup
Botuesi
EMIN AZEMI

Banner

Related posts

Prej sot fillon thirrja e fundit IPARD 2, afati i fundit për aplikim është 18 shtatori

admin

Kreshnik Bekteshi: Shpreh keqardhje për tentativën për sulm ndaj zv/kryeministrit të parë, Artan Grubit

admin

Xhemail Jusufi nga Shipkovica: Më 8 Maj në mënyrë sa më të mobilizuar të dëshmojnë forcën e Frontit Europian

Gjyla Halili