SHOWBIZ

Ftesë në 5/ Banorët e rinj “viktima” të Luizit? Antoneta: Luizi si pashai i shtëpisë, Kiara arrogante!

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Antoneta Koçi, e cila ndau më shumë detaje nga rrugëtimi i saj në Big Brother VIP Albania.

Ajo e cilësoi veten të guximshme që nuk u step për të dhënë ide dhe mendime të ndryshme brenda shtëpisë, çka i sollën edhe përplasje të vazhdueshme me disa nga banorët protagonistë si Kristi dhe Luizi.

“Banorët e rinj kishin frikë se mos bëheshin “viktima” të personazheve të fortë brenda shtëpisë. Unë mund ta quaj veten si më guximatre nga banorët e rinj”, u shpreh ajo.

Ish-banorja pranoi se në atë shtëpi Luizi sillet si “pasha” dhe po bën çmos që të marrë në finale edhe Kiarën.

“Kiara ka ndryshuar sjellje për të bindur publikun dhe mendoj që mund t’i dalë për keq. Vura re një lloj arrogance nga ajo dhe një lloj rritjeje dashurie të papritur për Luizin”, tha Antoneta.


Top Channel

Banner

Related posts

Ky ushqim pastron gjakun, forcon imunitetin dhe ka vetëm 43 kalori

admin

Ronaldo i kërkon sqarim Luizit: Po më nxjerr keq në sy të njerëzve!

admin

Dhoma sekrete prapa ‘malit të presidentëve’ në SHBA që askush nuk lejohet të vizitojë (fotot)

admin

Leave a Comment