AKTUALE

“Fronti n’shesh”, Ahmeti: Nga ky shesh ta nisim frontin e madh të fitores

Përmes një fotografie informuese lidhur me tubimin e “Frontit Europian” në Sheshin Maqedonia, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti u rikthye në kohë dhe ka shkruar se pikërisht në këtë shesh, në zemër të Shkupit ua ka kërkuar besën për ta bërë Kryeministrin e parë shqiptar, thotë se shqiptarëve aso kohe ua kërkoi shpatën dhe ata i besuan, njofton indeks.mk
Shton se asnjëherë në jetë, për asnjë çmim, nuk do ta zhgënjej votuesin e tij.

Statusi i plotë:
Në këtë shesh, në zemër të Shkupit, ua kërkova besën për ta bërë Kryeministrin e parë shqiptar. Ju thash, ma jepni shpatën dhe ju më besuat e unë nuk ju zhgënjeva. Asnjëherë në jetë, për asnjë çmim, nuk do t’ju zhgënjej. Ejani përsëri, nga ky shesh ta nisim frontin e madh të fitores së 24 prillit dhe 8 majit për një të ardhme europiane dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të.

Banner

Related posts

Haradinaj: Ali Ahmeti është një prej figurave më të respektuara shqiptare

Gjyla Halili

Grubi: Filluan negociatat me Bechtel-Enka për Korridorin 8 dhe 10 D

admin

Lloga: A do të vazhdojë Hristjan Mickovski të përcaktojë hapat politikë të Taravarit?

Gjyla Halili