AKTUALE

Flaka e Janarit! Ali Ahmeti: Ende ka rreziqe – armiqtë vazhdojnë të hartojnë plane kundër shqiptarëve

Homazhe në qendrën përkujtimore “Nëna Shqiptare” në Zajaz të Kërçovës, 20-vjetori i Akademisë solemne në kuadër të “Flakës së Janarit” në Gostivar, ishin disa nga aktivitetet që shënuam 43 vjetorin rënies heroike të Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.

Në këto përkujtime ka marrë pjesë edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili në profilin e tij në Facebook, shkruan se fatkeqësisht, rreziqet ende ekzistojnë; armiqtë e shqiptarëve vazhdojnë të hartojnë plane të ndryshme kundër shqiptarëve.

Sipas Ahmetit, në këtë janar, kujtohen të gjithë ata të cilët luftuan e punuan për liri të shqiptarëve, kurse tani duhet punuar me mençuri.

“Lirinë e fituam me gjak, tani duhet të punojmë me shumë mençuri, ashtu sic kanë qenë të mençur shokët tanë, bashkëluftëtarët tanë, të rënët, që vendet tona t`i prosperojmë, vendet tona t`i shpiejmë aty ku e kanë vendin – tek vendet e përparuara, të jetojmë si shqiptarë ashtu sic e kanë dashur heronjtë tanë, shqiptarët pa kufij, të bashkuar, të shkolluar e të përparuar. Të integruar në të gjitha strukturat euroatlantike”, tha Ahmeti.

Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka janë shembull i veprimtarisë kombëtare të shqiptarëve, që kulmoi me themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – u tha në Akademinë Solemne në Gostivar.

Ata luajtën një rol kyç në unifikimin e grupeve të ndryshme ilegale të kohës, duke krijuar një front të rezistencës dhe një lëvizje mbarëkombëtare të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, që përfundimisht i solli lirinë dhe pavarësinë Republikës së Kosovës.

Banner

Related posts

“TVSh-ja ime” pritet të rritet në 3.000 denarë nëse LSDM mbetet në pushtet, premton Kovaçevski

Gjyla Halili

Siljanovska-Davkova nga Forumi i Astanës: Kemi nevojë për një botë që i zgjidh problemet me parime, jo me forcë

Gjyla Halili

“VLEN NJË”: 9 maji shënon unifikimin e pesë subjekteve në një forcë të vetme politike

Gjyla Halili