SPORT

Fiorentina – Sivasspor, gjyqtari shqiptar e “lëshon dorën”, shtatë kartonë të verdhë dhe një i kuq

Banner

Një katërshe gjyqtarësh shqiptarë me kryesor Enea Jorgjin dhe asistentë të tij Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, si dhe gjyqtar të katërt Juxhin Xhaja, vendosën drejtësi në ndeshjen e 1/8-ave të Ligës së Konferencës mes Fiorentinës dhe Sivasporit, takim ky që përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të vendasve.

Gjyqtari nga Elbasani, u shfaq autoritar në këtë duel, teksa nuk u kursye në kartona si për vendasit ashtu dhe për miqtë. Gjatë gjithë takimit Jorgji dha gjithsej 7 kartona të verdhë dhe një të kuq.

Pesë kartona të verdhë për Fiorentinën dhe dy të tilla për Sivasspor. Në fund të sfidës ai dha një karton të kuq për lojtarin e turqve Gradel në minutën e 94.

Edhe pse sfida ishte e tensionuar Jorgji së bashku me asistentët e tij ishin në lartësinë e duhur për një nivel të tillë evropian.

Related posts

Kalaj: Realizova ëndrrën e babait

admin

Ish – prokurori Hajdari: Struga ka skuadër më të mirë se Zalgiris

admin

Vëllaznimi emëron edhe trajnerin e ri

admin

Leave a Comment