AKTUALE

Fillon takimi i liderëve në Klubin e deputetëve pa Filipçen

Në Klubin e Deputetëve ka nisur takimi i liderëve, i iniciuar nga kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Përveç Mickoskit, i cili shoqërohet nga koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikola Micevski, në takim marrin pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i ZNAM-it dhe ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, si dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami nga koalicioni VLEN.
Nga grupet parlamentare opozitare janë të pranishëm liderët e Levicës dhe të BDI-së, Dimitar Apasiev dhe Ali Ahmeti.

Një karrige e zbrazët ishte lënë për liderin e opozitës, Venko Filipçe, i cili e refuzoi ftesën dhe nuk merr pjesë në takim.
Në takimin e liderëve pritet të diskutohet për ligjet reformuese në drejtësi, për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, për Kodin Zgjedhor dhe për shfuqizimin e qeverisë teknike, si dhe për çështje të tjera të propozuara nga pjesëmarrësit.

Banner

Related posts

Toshkovski: Polici kufitar ka qenë i impresionuar nga madhësia politike e Grubit dhe nga automjeti luksoz

Gjyla Halili

Blerim Bexheti uron 9 Majin- Ditën e Evropës

Gjyla Halili

Mickoski i izoluar dhe i vetmuar, anti NATO dhe anti BE të tregojë: Pse i ndaloi kryetarët e tij të komunave të bashkëpunojnë me shqiptarë dhe pse bën thirrje për luftë?

admin