Lajme

Filipçe: Respekti për Ilindenin tregohet duke ndërtuar të ardhme më të mirë e jo duke bllokuar

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipce, sot nga Krusheva me rastin e 2 Gushtit – Ilindenit, tha se respekti i vërtetë për popullin e Ilindenit tregohet duke ndërtuar një të ardhme më të mirë, dhe jo duke mbetur i bllokuar në të kaluarën.

Në fjalimin e tij, Filipce u bëri homazh heronjve të Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së Krushevës, duke theksuar se lufta e tyre ishte për liri, drejtësi dhe të drejtën e popullit maqedonas për të vendosur vetë për të ardhmen e vet.

-Sot në Krushevë u bëjmë homazh heronjve të Ilindenit dhe Republikës së Krushevës – atyre që luftuan për një Maqedoni të lirë dhe dinjitoze më shumë se një shekull më parë. Sakrifica e tyre nuk ishte për izolim. Nuk ishte për frikë. Nuk ishte për përçarje. Ata luftuan për liri, për drejtësi dhe për të drejtën e këtij populli për të vendosur vetë për fatin e vet. Sot, më shumë se një shekull më vonë, kemi detyrë të vazhdojmë në atë rrugë, tha Filipce.

Ai tha se Maqedonia nuk duhet të mbetet e bllokuar në të kaluarën dhe se nuk duhet të jetë një vend ku të rinjtë largohen, ku pensionistët mezi mbijetojnë, ku uji i pijshëm është i rrezikshëm, dhe institucionet i shërbejnë një rrethi të ngushtë njerëzish.

-Kujtimi i Ilindenit ka vlerë të vërtetë vetëm nëse na shërben për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Prandaj po luftojmë për një Maqedoni në të cilën sundon ligji, jo interesi partiak. Për një Maqedoni në të cilën ka ujë të pastër, paga të mira dhe perspektivë për të rinjtë – theksoi kryetari i LSDM-së.

Filipçe tha se vizioni i LSDM-së është që Maqedonia të jetë pjesë e familjes evropiane si një shtet i lirë, demokratik dhe i begatë.

-Ilindenasit luftuan kundër tiranisë së kohës së tyre. Sot lufta jonë është kundër korrupsionit, kundër izolimit dhe kundër patriotizmit të rremë që e mban shtetin në vend. Ne e kujtojmë të kaluarën. Por ne zgjedhim të ardhmen. Për shumë vite që do të vijnë, Ilinden! Rroftë Maqedonia – theksoi Filipçe, duke i uruar qytetarët për festën e Ilindenit.

Banner

Related posts

Meloni: Evropa duhet të emërojë një përfaqësues të përbashkët në bisedimet për Ukrainën

Admin2

Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale vazhdon me masat që u ndihmojnë drejtpërdrejt qytetarëve të investojnë në një sistem ngrohjeje më ekonomik, më efikas dhe më të pastër

Admin2

Mexhiti: Mbi 70 rrugë në Çair mbajnë emra të historisë shqiptare

Admin2