AKTUALE

Festat e fundvitit – rrugët dhe kufijtë të kalueshëm, pritjet maksimale 5 minuta

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar informacione të përditësuara mbi gjendjen e rrugëve dhe fluksin në pikat e kalimit kufitar.

Sipas përditësimit të fundit të gjitha rrugët që lidhen me pikat kufitare janë plotësisht të kalueshme dhe pa pengesa për shkak të motit, duke lehtësuar qarkullimin për qytetarët që udhëtojnë brenda dhe jashtë vendit.

Pavarësisht ngricave në orët e mëngjesit dhe mjegullës në disa vende, nuk janë raportuar probleme në rrugë në asnjë nga pikat kufitare, përveç segmentit Pejë – Kullë, ku shoferët këshillohen të përdorin pajisje dimërore për shkak të kushteve të motit.
Edhe fluksi i automjeteve në pikat kufitare nuk raportohet të jetë i madh. Në pikat kryesore si Merdar, Dheu i Bardhë, Hani i Elezit, dhe Vërmicë, pritjet janë minimale 3 deri në 5 minuta.

Nuk raportohet as për kolona as në hyrje dhe as në dalje të asnjë pike kufitare.
Për të parë gjendjen e rrugëve dhe pritjet në pikat kufitare klikoni KËTU.

Banner

Related posts

Mucunski: “Branitiellat” dhe UÇK-ja s’mund të jenë të barabartë!

admin

“𝐊𝐫𝐢𝐣𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐚𝐯𝐞 𝐥𝐨𝐤𝐚𝐥𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦 𝐦𝐞 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 – 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬 𝐝𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐭𝐢𝐤 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐱𝐢𝐭 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐞”

Gjyla Halili

Në ditën e fundit janë prodhuar 13.626 MWh energji elektrike

admin