AKTUALE

Faton Ahmeti:Veprimtaria e Qani Mehmedit, frymëzim dhe udhërëfyes për gjenerata të reja

Kryetari i degës së Tetovës, Faton Ahmeti ka marë pjesë në tribunën e organizuar nga Instituti për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, kushtuar doajenit të gazetarisë, Qani Mehmedi.

“Z. Qani Mehmedi, jetoi në kohëra shumë të vështira, ku çështja shqiptare ishte halë në sy për armikun, por dëshira për të informuar dhe mobilizuar shqiptarët i tejkalonte këto bariera”-ka shkruar Ahmeti.

Ja postimi i plotë:

Sot kisha nderin të marr pjesë në tribunën e organizuar nga Instituti për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, kushtuar doajenit të gazetarisë, të ndjerit z. Qani Mehmedi, në 70 vjetorin e lindjes së tij.

Z. Qani Mehmedi, jetoi në kohëra shumë të vështira, ku çështja shqiptare ishte halë në sy për armikun, por dëshira për të informuar dhe mobilizuar shqiptarët i tejkalonte këto bariera. I përjetshëm qoftë kujtimi për të, me shpresë që veprimtaria e tij të jetë frymëzim dhe udhërëfyese për gjeneratat e reja.

Banner

Related posts

U FESTUA NË NEW YORK 113 VJETORI I KRYENGRITJES SË MALËSISË

Gjyla Halili

Mickoski: Pres fitore përfundimtare me mbi 4.000 vota rekord në Bërvenicë

Gjyla Halili

Osmani: Vepra e Shyqri Nimanit na mban të lidhur përjetësisht

admin

Leave a Comment