AKTUALE

Mickoski: Pres fitore përfundimtare me mbi 4.000 vota rekord në Bërvenicë

VMRO-DPMNE ka realizuar fitore në rrethin e parë të zgjedhjeve të parakohshme lokale në Bërvenicë me avantazh prej pothuajse 800 votave para kandidatit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), ndërsa krahasuar me LSDM-në diferenca është më e madhe katër me një, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.

Ai shprehu pritje se në rrethin e dytë, të caktuar më 1 nëntor, mbështetja për kandidatin e VMRO-DPMNE-së do të rritet në mënyrë plotësuese, duke theksuar se partia në rrethin e parë ka marrë pothuajse 3.000 vota, ndërsa në rrethin e dytë pret 4.000 voita dhe fitore përfundimtare.

“Siç e dini, këto janë zgjedhje të jashtëzakonshme për shkak të vdekjes së Jovicës sonë. Mirënjohje qytetarëve të Bërvenicës që dolën dhe mbështetën fitoren e VMRO-DPMNE-së me diku rreth 3.000 vota. Pres që ky numër të rritet në një rekord mbi 4.000 vota pas raundit të dytë. Kështu që, besoj në një fitore përfundimtare. Komuna e Bërvenicës nga aspekti i konfigurimit etnik është ashtu siç është, por ne kërkojmë votat e të gjitha bashkësive etnike dhe mirënjohje të gjithë qytetarëve të Bërvenicës, pavarësisht përkatësisë etnike, që dolën dhe mbështetën kandidatin e VMRO-DPMNE-së, i cili po udhëheq bindshëm pas raundit të parë”, tha Mickoski.

Banner

Related posts

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

Gjyla Halili

Aksion i madh policor, arrestohen persona të dyshuar për keqpërdorime në EMV (ELEM)

Gjyla Halili

Ahmeti: Fryma e Krushevës po zbehet, shqiptarët po margjinalizohen në shtet

Gjyla Halili