AKTUALE

Faton Ahmeti: Ëndrra e të rënëve për liri duhet të jetojnë përgjithmonë në mendjen tonë



Me rastin e përurimot të shtatores së gjeneral Tahir Sinanit në qytetin Bajram Curr, kryetari i BDI-së në Tetovë, Faton Ahmeti, ka bërë një shkrim, duke theksuar se “ëndrra e të rënëve për liri duhet të jetojnë përgjithmonë në mendjen tonë”.

Postimi i plotë i Faton Ahmetit:

Sot, në Malësinë e Gjakovës, në qytetin e Bajram Currit u rikthye gjenerali Tahir Sinani, në bronz dhe me plotë lavdi.

Gjeneral Tahir Sinani, komandant i Brigadës 116 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, luftëtar i të gjitha luftërave, nip i Mic Sokolit e bashkëvendas i Bajram Currit, Haxhi Zekës e shumë figurave të ndritura të kombit tonë, u rikthye në statujë të bronzit në vendlindjen e tij, në Tropojën e lavdishme të shumë ngjarjeve historike.

Ashtu siç e tha kryetari ynë, njëherit bashkëluftëtar i Tahir Sinanit dhe organizator i ngjarjes së sotme, z. Ali Ahmeti, se Tahir Sinani dhe të gjithë heronjtë sot do të ishin krenarë për të arriturat e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut dhe më gjërë.

Ëndrra e të rënëve për liri duhet të jetojnë përgjithmonë në mendjen tonë, që të udhëhiqemi nga ato ëndrra fisnike dhe të punojmë ditë e natë për t’i jetësuar ato.

LAVDI🇦🇱

Banner

Related posts

Krenar Lloga: As votë nuk i dhanë Korridorit 8, sot krekosen si dhia me bishtin përpjetë

Gjyla Halili

Drejtori i sektorit të diasporës pranë BFI-së, Mafiz ef. Rustemi, vazhdon vizitat në xhamitë shqiptare në Zvicër

Gjyla Halili

Jetmir Skenderi: Majftë më me turpin e librave të grisur dhe të vjetëruar

Gjyla Halili