AKTUALE

Fatmir Dehari uron fillimin e vitit të ri shkollor: “Le të jetë kjo ditë fillimi i një rrugëtimi të suksesshëm drejt dijes”

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Fatmir Dehari, kryetar i Komunës së Kërçovës dhe kandidat i BDI-së për një mandat të ri, ka përcjellë një mesazh të përzemërt për nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit, duke vënë në pah rëndësinë e arsimit dhe të ditës së parë të shkollës si moment jetik në formimin e çdo individi.

“Dita e parë e shkollës është një moment i veçantë në jetën e çdo nxënësi dhe familjeje. Ajo shënon hyrjen në botën e dijes, edukimit dhe përgjegjësisë,” – shkruan Dehari në mesazhin e tij.

Ai siguroi se shkollat në Kërçovë janë të gatshme për të mirëpritur nxënësit me përkushtim dhe kujdes maksimal:

“Shkollat tona i presin fëmijët me përkushtim e kujdes, duke u ofruar një mjedis të sigurt, motivues dhe të barabartë për zhvillim.”

Në përmbyllje, Dehari shprehu urimet më të mira për të gjithë nxënësit dhe komunitetin arsimor:

“Le të jetë kjo ditë fillimi i një rrugëtimi të suksesshëm drejt dijes dhe arritjeve të reja. Ju uroj një fillim të mbarë dhe një vit të suksesshëm shkollor!”

Ky mesazh vjen si një dëshmi e vazhdimësisë së përkushtimit institucional dhe personal të Deharit ndaj arsimit si themel i zhvillimit të komunitetit dhe qytetit të Kërçovës.

Banner

Related posts

BDI Tetovë reagon pas rastit tragjik në Spitalin Klinik të Tetovës

Gjyla Halili

Arabia Saudite dhe Katari do të paguajnë borxhet e Sirisë ndaj Bankës Botërore

Gjyla Halili

Prokuroria ka mbledhur prova nga vrasja në Bit Pazar, janë siguruar edhe pamjet nga kamerat e sigurisë

Gjyla Halili