AKTUALE

Fatmir Dehari në Vjenë: Me zemër për Kërçovën dhe diasporën

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Kërçovës, Fatmir Dehari, sot na Viena ka shpërndarë një mesazh të fuqishëm për qytetarët, duke theksuar përkushtimin e tij për një të ardhme më të mirë për komunën.

Në shkrimin e tij, Dehari thekson se bashkimi, zemra e madhe dhe puna me shpirt skuadre janë themeli mbi të cilin do të ndërtohet një Kërçovë moderne dhe me zhvillim të qëndrueshëm.

“Tani në Vjenë, Baçishti – gjithmonë me zemër të madhe dhe shpirt skuadre! Faleminderit për emocionet, për përfaqësimin dinjitoz dhe për krenarinë që na dhuroni. Ju jeni ekipi më i mirë!”, u shpreh Dehari, duke vlerësuar angazhimin e të rinjve dhe komunitetit kërçovar në diasporë.

Ai theksoi se diaspora është forcë e madhe për zhvillimin lokal dhe se çdo qytetar do të ketë vend në projektin e tij për një komunë më të fortë, më të bashkuar dhe më të zhvilluar.

AKI dhe kandidati i saj, Fatmir Dehari, premtojnë një udhëheqje me përgjegjësi, transparencë dhe rezultate konkrete për Kërçovën.

Banner

Related posts

Kryeministri Mickoski pjesë e shënimit të 80-vjetorit të shpërnguljes së maqedonasve në Vojvodinë përcjell

Gjyla Halili

Fondacioni Golden Eagle ndanë 5000 € për gazetarët e lënduar sot në veri të Kosovës!

admin

Kurti – QUINT-it: Euroja është valuta e vetme e lejuar në Kosovë

Gjyla Halili