SPORT

Fabregas: Flas ende me Mourinhon, me të e kalova njërin prej sezoneve më të mirë

Pasi u pensionua nga futbolli, Cesc Fabregas e ka dhënë një intervistë të gjatë për “nxgn.footbal”, duke folur ndër të tjera edhe për raportin e tij me trajnerin Jose Mourinho.

Të dy ishin bashkë në Chelsea, ku e patën një eksperiencë pozitive dhe raporti mes tyre ka mbetur ende i fortë.

“Sot mund ta thërras dhe të dal së bashku me të. Me Jose e kalova njërin prej sezoneve më të mirë në karrierën time.

Për këtë arsye, i jam mirënjohës që më solli në Chelsea dhe që më ndihmoi t’i fitoja dy trofe atë vit me të”, u shpreh ish-futbollisti i Arsenalit dhe i Barcelonës, i cili ndër të tjera ka luajtur edhe në Monaco dhe në Como.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Manchester City prezanton fanellat e reja për sezonin e ri

admin

Joao Felix (nuk) beson në ato që thuhen për Simeonen

admin

Kryeministri Kurti në asamblenë e ICMG-së: Sportin e kemi në ADN

admin

Leave a Comment