SHQIPËRI

Shëngjini, një ndër destinacionet më të kërkuara edhe këtë sezon veror

Bregdeti i Shëngjinit vazhdon të mbetet një destinacion i kërkuar edhe këtë sezon veror. Për vizitorët dhe pushuesit e shumtë, qëndrimi në këtë plazh është i veçantë, për shkak edhe të pastërtisë që ofron ky bregdet.

Kryeministri Edi Rama publikoi pamje të plazhit këtë të diel, duke ftuar pushuesit ta vizitojnë.

Shëngjini dalëngadalë po ndryshon edhe fizionominë e tij. Rritja e numrit të të rinjve që e frekuentojnë këtë plazh ka bërë që edhe jeta e natës të ndryshojë.

Plazhet e Kunës, Qendrës së qytetit dhe për të vijuar drejt Ranës së Hedhun, janë një mundësi e mirë, që po shfrytëzohen maksimalisht nga ata që tashmë e kanë njohur dhe e duan Shëngjinin.

Banner

Related posts

Politika shqiptare uron “7 Marsin”/ Presidenti Begaj kujton pionierët e arsimit shqiptar! Rama: Gëzuar mësues të dashur

admin

SHBA-ja sanksionon biznesmenin e njohur

admin

Shumë turistë e pak punëtorë në Shqipëri

admin

Leave a Comment