BOTA

Erdogan zhvillon takim me dyer të mbyllura me presidentin e Azerbajxhanit

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka pritur në takim homologun e tij azerbajxhanas, Ilham Aliyev për bisedime në Stamboll të shtunën.

Sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë, Erdogan dhe Aliyev zhvilluan një takim me dyer të mbyllura në rezidencën Vahdettin.

Asnjë informacion i mëtejshëm nuk u dha për takimin, i cili vjen pasi Turqia merret me pasojat e tërmeteve të 6 shkurtit që kanë marrë më shumë se 44,210 jetë në rajonet jugore të vendit, raporton Anadolu.

Azerbajxhani ishte ndër vendet e para që dërgoi ekipe shpëtimi dhe ndihma pas tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe Siri.

Banner

Related posts

Greqi: Protesta të shumta pas tragjedisë së trenit

admin

Tre të vrarë nga sulmet ruse në Donjeck

admin

Situata apokaliptike nga zjarret, qeveria italiane diskuton shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

admin

Leave a Comment