AKTUALE

Erdogan paralajmëron vizitën e tij në Shkup

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Hristijan Mickoski, pas nënshkrimit të marrëveshjes për krijimin e Këshillit për Bashkëpunim të Nivelit të Lartë midis Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se dëshiron që në mbledhjen e parë të këtij Këshilli, ta vizitojë Shkupin, shkruan TV21.

“Me deklaratën e përbashkët që e nënshkruam pak më herët. Kemi nënshkruar krijimin e mekanizmit të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë. Dashtë Zoti, edhe unë, në periudhën para nesh, për mbledhjen e parë të Këshillit tonë, dua ta vizitoj Shkupin”, tha mes tjerash Erdogan./tv21.tv

Banner

Related posts

LDK: Kosova duhet të kthehet në binarët e saj, prej ku pushteti populist e ka larguar

admin

Ahmeti porosi Mickovskit nga sheshi i Shkupit: Fjal mas fjale nis belaja

Gjyla Halili

Banorët e Cetinjës për vrasësin: Ishte një auto-ngjyrosës i shkëlqyer, njeri i qetë, kush e di çfarë i ndodhi

Gjyla Halili