SHQIPËRI

Epopeja e UÇK, Presidenti Begaj: Familja Jashari, gur-themel i lirisë së Kosovës

Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 25-vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj ka shkruar se sakrifica e familjes Jashari është gurthemeli i lirisë së Kosovës. Begaj thekson se ‘që Kosova të fillonte një epokë të re do të duhej qëndresa dhe heroizmi i Adem Jasharit dhe i familjes së tij.’

“Sot në këtë 25-vjetor të betejës së Prekazit, nderojmë me respekt heroin dhe komandantin legjendar Adem Jasharin, si edhe dëshmorët e lirisë të cilët dhanë jetën në këtë betejë pas tri ditëve rezistencë dhe heroizëm. Do të duhej qëndresa dhe heroizmi i Adem Jasharit dhe i familjes së tij që Kosova të fillonte një epokë të re, atë të lirisë dhe demokracisë! Ata janë guri i themelit të lirisë së saj. Lavdi veprës heroike të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës”, shkruan Begaj.


Top Channel

Banner

Related posts

Lehona tenton t’i japë fund jetës, 39 vjeçarja në gjendje kritike

admin

Helmohen 30 pushues në Vlorë

admin

Vuçiq: Nuk e dorëzoj pushtetin pa zgjedhje

admin

Leave a Comment