AKTUALE

Emri Lladrovci – Emri i qëndresës dhe fisnikërisë

Emri Lladrovci, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftëtar i Brigadës 111 “Adem Jashari” dhe pjesë e Njësisë Speciale “Tigrat e Zi”, është një ndër emrat që nuk zbehet në kujtesën e rezistencës sonë.
Veteran dhe invalid i luftës, ai nuk ka kërkuar kurrë lavdi, por e ka bartur me dinjitet peshën e sakrificës. I urtë në fjalë, i drejtë në veprim dhe gjithmonë i buzëqeshur, Emri nuk u gjunjëzua as para armikut, as para jetës që nuk kurseu plagë.
Ai është vëllai i vogël i Fehmi Lladrovcit, por historia e tij është e madhe më vete. Jo vetëm për armën që mbajti, por për mënyrën si jeton sot – me përulësi, larg zhurmës, por i pathyeshëm në karakter.
Në çdo hap, ai mbetet dëshmi se burrëria nuk kërkon duartrokitje – ajo jeton në heshtje, në qëndresë, në shikimin e qetë të një njeriu që ka parë gjithçka dhe ende zgjedh të buzëqeshë.

Banner

Related posts

Nesër në Brindizi, një tjetër iniciativë diplomatike bëhet realitet

admin

Mexhiti në takim me ambasadoren e Japonisë Kawahara Setsuko

Gjyla Halili

Bislimi sot takohet me Lajçakun

Gjyla Halili