SHQIPËRI

EMRAT/ Ngjarje e rëndë në Shkodër, vriten babë e bir

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku kanë mbetur të vrarë Gjokë Gurra dhe Eduart Gurra, babë e bir.

Mësohet se mbrëmjen e kaluar viktimave u kanë djegur shtëpinë persona të paidentifikuar në fshatin Bruçaj të njësisë Pult në Dukagjin.

Ata kanë shkuar ditën e sotme për të parë banesën e djegur dhe persona të paidentifikuar i kanë qëlluar dhe i kanë lënë të vdekur në vend.

Policia është nisur drejt vendngjarjes, teksa nuk dihet ende shkaku i krimit të rëndë.

Banner

Related posts

Avioni i “Air Albania” kaplohet nga flaka

admin

Në prag të zgjedhjeve në Turqi, Rama mbështet Erdogan

admin

Zgjedhjet e 14 majit/Alibeaj ende në kërkim të kandidatëve! Fati i tyre në dorën e degëve

admin

Leave a Comment