BOTA

Empire State Building ndriçohet me ngjyrat e flamurit turk

Dje gjatë mbrëmjes, ndërtesa e famshme Empire State Building e New Yorkut është u ndriçua me ngjyrat kuq e bardhë të flamurit turk.

Kjo është parë si mbështetje ndaj Turqisë pas tërmetit të madh të 6 shkurtit.

Ky veprim erdhi në partneritet me Turkish Airlines në shënimin e një muaj që nga  tërmetet për të nderuar të prekurit nga tragjedia.

Empire State Realty Trust, e cila zotëron ndërtesën ikonë, ndau gjithashtu informacion mbi një fushatë ndihme të nisur nga konsullata e përgjithshme turke në Neë York, duke u bërë thirrje njerëzve të ndihmojnë viktimat e tërmetit.

Mbi 46,100 vetë janë vrarë në dy tërmetet që tronditën Turqi më 6 shkurt.

Dridhjet e forta, që qenë përqendruar në provincën Kahramanmaras, kanë pre

kur rreth 13.5 milion njerëz në 10 krahina të tjera: Hataj, Gaziantep, Adiyaman, Malatya, Adana, Dijarbakir, Kilis, Osmaniye, Sanliurfa dhe Elazig.

Në Sirinë fqinje, mbi 5.900 njerëz janë vrarë nga tërmete, raporton Anadolu Agency.

Banner

Related posts

Xi Jinping siguron mandatin e tretë si president i Kinës

admin

Si po shndërrohet liqeni Balaton në shesh lojërash për të pasurit?

admin

Amsterdami ndalon anijet lundruese për të kufizuar numrin e vizitorëve

admin

Leave a Comment