SHOWBIZ

Elon Musk merr lejen për të testuar çipin në trurin e njerëzve

Kompania Neuralink, në pronësi të biznesmenit amerikan Elon Musk, njoftoi se ka marrë miratimin nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të filluar testimin e projektit të çipit të trurit te njerëzit.

Sipas lajmit të BBC, llogaria e mediave sociale Neuralink e përshkroi miratimin e projektit të çipit të trurit nga FDA si “një hap të rëndësishëm që një ditë do të ndihmojë shumë njerëz”.

Në deklaratë thuhet se ekipi i Neuralink ka marrë miratimin falë bashkëpunimit të ngushtë me FDA-në dhe do të jepen informacionet e nevojshme për aplikimin për fazën eksperimentale.

Me projektin në fjalë, kompania Neuralink synon të trajtojë çrregullimet neurologjike si paraliza dhe verbëria si dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së personave me aftësi të kufizuar, falë mikroçipave që do të vendosen në tru.

Është vënë re se çipat, të cilët janë testuar më parë te majmunët, interpretojnë me sukses sinjalet në tru dhe i transferojnë ato në pajisje.

Ekspertët paralajmërojnë se studimet paraprake të implanteve të trurit të Neuralink duhet të bëhen me më shumë kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke marrë parasysh shqetësimet e mundshme teknike dhe të sigurisë.

Banner

Related posts

Filmi “The Last of Us” na kujton se njerëzit janë ‘përbindëshat e vërtetë’ në një apokalips zombi…

admin

Eurovision publikon këngët më të klikuara të janarit 2023, në vend të dytë Luiz Ejlli me “Zjarr e ftohtë”!

admin

Treni historik me avull i Skocisë mbush 100 vjetorin e shpejtësisë mbi 100 milje në orë (fotot)

admin

Leave a Comment