SHQIPËRI

E zhdukur prej 7 muajsh, gjendet në Shqipëri 48-vjeçarja greke

Është gjetur në Shqipëri 48-vjeçarja greke e zhdukur para 7 muajsh nga Neohori të Halkidikisë. Irini Papagelou, gjurmët e së cilës kishin humbur në fillim të muajit mars nga Neohori…

Është gjetur në Shqipëri 48-vjeçarja greke e zhdukur para 7 muajsh nga Neohori të Halkidikisë.

Irini Papagelou, gjurmët e së cilës kishin humbur në fillim të muajit mars nga Neohori i Halkidikisë, u gjet në vendin tonë, pasi një kërkesë e veçantë ishte paraqitur nga familja e saj pas zhdukjes nëpërmjet avokatit, për shkak të telefonatave të shumta që të afërmit e saj merrnin nga numrat e telefonit shqiptarë.

Pasditen e së premtes, autoritetet shqiptare bënë me dije se 48-vjeçarja Irini është gjetur në Shqipëri dhe është ngritur menjëherë një operacion i madh për ta sjellë në Greqi. Mbrëmë vonë, Irini është rikthyer në krahët e familjes së saj.

Avokati i familjes së 48-vjeçarit, Anastasios Dougas, tha se “ne kemi vepruar me fshehtësi ekstreme. Nuk i bëmë publike elementet dhe informacionet bazë që kishim dhe kështu arritëm sot në pikën ku Irini u kthye në shtëpinë e saj”.

“Për shkak se kam folur gjatë natës me Irinin, e vetmja gjë e sigurt është se vajzës i ka ndodhur diçka dhe ajo është zhdukur. Gjithçka do të sqarohet në ditët në vijim. E rëndësishme është që të jetë në jetë”, shtoi ai.

Banner

Related posts

Fëmijët heqin dorë nga trashëgimia mbi 800 mijë euro për ta marrë nënën nga Kosova në Zvicër

admin

EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge nga shteti italian, arrestohet 43-vjeçari

admin

Rama, vizitë në Greqi/ Takime me krerët e vendit, fton biznesin të shtojë investimet

admin

Leave a Comment