SHQIPËRI

E rëndë: Për një gotë vaji, burri në Korçë e gjuan gruan nga shkallët

Një ngjarje e rëndë dhune ka ndodhur brenda një familje në Korçë. Incidenti ka ndodhur gjashtë ditë më parë, kur Fatos Mulla ka hedhur nga shkallët e shtëpisë bashkëshorten e tij, D.Mulla, 55 vjeç, duke i shkaktuar thyerje të këmbës së djathtë.

Sipas Klan TV, bashkëshorti e ka mbajtur 55-vjeçaren në banesë deri ditën e djeshme e më pas e ka dërguar në spital, ku e dhunuara ka treguar se si ka ndodhur ngjarja. Ajo ka thënë se shkak për ngjarjen është bërë një motiv banal, një gotë vaji.

55-vjeçarja ka probleme shëndetësore pasi ka pësuar paralizë dhe vuan nga zemra, pra konsiderohet si person invalid. Ajo ka treguar se bashkëshorti e dhunonte prej kohësh, ndërsa nuk ka guxuar ta denoncojë për shkak të frikës.

E dhunuara ka bërë denoncimin sot para Policisë, ndërsa bashkëshorti u shoqërua në komisariat për të dhënë deklaratën e tij.

Përgjatë këtyre ditëve, bashkëshorti nuk e ka lejuar të kontaktojë me familjarët e saj. Vajza e vetme e çiftit jeton prej vitesh në Itali.

Banner

Related posts

Vuçiq: Nëse e Ukraina e njeh Kosovën humb gjithçka

admin

“Të lirohet ish-anëtari i UÇK”, protestë në Tiranë nga lëvizja atdhetare “Krahët e Shqipes”

admin

Thirrje në Kuvend: Lironi lehonën/ Reagojnë deputetët nga PD dhe PS për skandalin e Shkodrës

admin

Leave a Comment