SHQIPËRI

E ngacmoi seksualisht 25-vjeçaren në vendin e punës, arrestohet ish-inspektori i tatimeve

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pogradec, një 25-vjeçare punonjëse në një subjekt privat është çuar pa ndjenja në spitalin e Pogradecit.

Pas referimit të ngjarjes nga mjekët në polici, kjo e fundit ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetje vajzën pasi ajo ka marrë veten.

Nga deklarimet e vajzës rezultoi se ajo ishte ngacmuar seksualisht në vendin e saj të punës nga shtetasi Arian Mema dhe për pasojë kishte humbur ndjenjat, e gjithë ngjarja kishte ndodhur teksa Mema ka qenë duke montuar dushe në subjektin ku vajza punonte si pastruese.

Pas të gjitha deklarimeve të 25 vjeçares me origjinë nga Trebinja e Mokrës, policia ka vënë në pranga 55-vjeçarin.

Arian Mema është i njohur për policinë pasi për një ngjarje të tillë është akuzuar edhe në 2020, vit kur punonte si inspektor tatimesh në Drejtorinë e Tatimeve të Korçës.

Pas arrestimit të atëhershëm ai u shkarkua nga puna dhe punonte në sektor privat me shitje dhe montim dushesh me panel diellor.

Tashmë pas 3 vitesh ai bie sërish në prangat e policisë sërish me të njëtën akuzë atë të ngacmimit seksual.

Mësohet se ai është shoqëruar në paraburgimin e Korçës nga ku më pas do të njihet në vazhdim me masën e sigurisë nga gjykata.

Banner

Related posts

Bie nga biçikleta, humb jetën 67 vjeçari

admin

Shpërthen gazi në minierë në Bulqizë, digjen tre punëtorë

admin

Kryeministri Rama lirohet nga spitali

admin

Leave a Comment