SHOWBIZ

“E karakterizon qetësia e Ilirit dhe batuat e Donaldit”, Ilir Shaqiri flet për Luiz Ejllin 

Balerini Ilir Shaqiri, ish banor i Big Brother Vip, ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas”, me Donald dhe Romeo Veshaj, në episodin e parë të sezonit të dytë.

Iliri është pyetur për mendimin e tij për disa nga konkurrentët e këtij edicioni të Big Brother Vip.

“Luizin e shikoj një person, një lojtar shumë të fortë, realisht, e karakterizon qetësia e Ilirit dhe batutat e Donaldit. Ama mendoj që të jesh klas dhe fitues duhet të jesh origjinal”, tha Iliri.

Ndërsa për Oltën Iliri tha: “Mendoj është shumë luftarake, ka ndryshuar strategji. Olta është në evulocion si personazh, me aq sa i shikoj.”

Për Sabianin, “partnerin” e  tij në edicionin e parë, u shpreh: “U gëzova se hyri se kisha kohë që nuk e shikoja. Çdo baba e di vetë se çfarë duhet të bëjë kundrejt instiktit që ka për fëmijën e tij.”

Ish-konkurrenti është pyetur se kush del këtë javë, në nominimin kokë më kokë midis Oltës dhe Kiarës.

“Nuk do kishte sfidë pa Donaldin ose pa Ilirin në finale, njësoj siç nuk do kishte pa Luizin ose Oltën”, tha ai.


Top Channel

Banner

Related posts

Edhe uji mund të jetë fajtor për zhvillimin e kancerit të prostatës

admin

Të mirat e shurupit të rozmarinës për shëndetin e zemrës dhe veshkave

admin

“Rrugës për fitore”, Albina me familje niset për Eurovision

admin

Leave a Comment