SHOWBIZ

“E dija, ju kam ndjerë që jeni me mua që nga dhjetori”, Albina Kelmendi flet pas kualifikimit në finale të Eurovizionit

Albina dhe Familja Kelmendi i siguruan finalen Shqipërisë në Festivalin e Këngës Eurovizion 2023 që të do mbahet të shtunën, më 13 maj.

Albina pas finales është shprehur falënderuese për të gjithë ata që e votuan. Ajo ka publikuar një video në Facebook bashkë me familjen e saj ku kanë shprehur të gjitha emocionet pozitive, shkruan portali trtv21.tv.

“E kam zemrën plot! Emocione unike e shumë të mëdha! E dija, ju kam ndjerë që jeni me mua që nga Dhjetori e deri me sot. Kam besuar që bashke do t’ja dilnim e ja ku jemi! Bashkë drejt finales, me ju të shtunën plot krenari e sukses! Ju dua”, ka shkruar Kelmendi.

Albina dhe familja e saj do të performojnë të dhjetit në radhë në finales e 13 majit./21Media

Banner

Related posts

Mozzik dhe Ghetto Geasy publikojnë këngën “Shtrejt”

admin

Pak pasi u bë nënë Paris Hilton zbulon emrin e djalit të saj

admin

Arta Elezaj feston ditëlindjen, shoqja i shkon për vizitë në vendin ekzotik

admin

Leave a Comment