AKTUALE

Dy vite nga agresioni rus, Begaj: Sot jemi dëshmitarë të qëndresës heroike të popullit ukrainas për liri!

Teksa sot shënon dy vite nga nisa e agresionit rus në Ukrainë, vjen një reagim nga presidenti Bajram Begaj. Në një mesazh në rrjetet sociale, Begaj tha se e gjithë bota është bërë dëshmitare e qëndresës heroike të popullit ukrainas për liri.

MESAZHI I BEGAJT
Dy vjet nga agresioni i pa provokuar dhe i pa justifikuar ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës.
Sot jemi dëshmitarë të qëndresës heroike të popullit ukrainas për liri, dinjitet dhe për mbrojtjen e vendit.
Ukraina sot është ndërgjegjja jonë.
Vlerat tona të përbashkëta dhe liria jonë janë në rrezik.
Do të jemi gjithmonë në krah të Ukrainës dhe popullit të saj, si dhe në mbrojtje të vlerave universale.

Banner

Related posts

Thirrjet antishqiptare në ndeshjen Maqedonia e Veriut – Rumani, reagon Ambasador i Kombit Bruno Ceka

Gjyla Halili

Kallëzim penal ndaj dy personave: Mashtruan një grua nga Negotina për 5.000 euro

Gjyla Halili

Lëvizja Demokratike hapi zyrat në Gostivar, Mexhiti: Partia jonë po fuqizohet çdo ditë

Gjyla Halili