AKTUALE

Dullovi: Mickoski shpresa e vetme e VLEN-it, opozita i konsideron votuesit shqiptar, klientelist

Gazetari dhe pronari i të përditshmes “Koha”, ka reaguar pas takimit Mickoski – Taravari.

Nëpërmes një postimi në rrjetet sociale Dullovi ka thënë se opozita shqiptare i cilëson votuesit “klientelist”, duke tentuar ti joshë me pushtet s’bashku me VMRO-në.

Thotë se strategjia e opozitës për takim me Mickoskin erdhi pas shterjes së shpresave se thirrja në figurën e Arbën Xhaferit e Albin Kurtit mund t’ju ndihmojë.

“Strategji interesante kjo e “opozites”!Me gjase, pas shterjes se shpresave se thirrja ne figuren e Arben Xhaferit e Albin Kurtit mund t’ju ndihmoje, tani VLEN po i joshe votuesit me Mickovskin dhe me pjesemarrje te sigurte ne Qeveri. All-in dhe dul ku dul, i thone kesaj pune. Te shofim me 8 maj a jane shumica e shqiptareve votues klienteliste, ashtu sic i konsideron “opozita” me kete PR”, ka shkruar Dullovi…

Banner

Related posts

Nuk shfrytëzohen as 1/3 e parave nga IPA fondet nëpër komuna!

admin

Opozita kritikon VLEN-in për Ndryshimet Kushtetuese! Murtezani: Asnjëherë nuk kam thënë se do të largohemi nga Qeveria

Gjyla Halili

Mërgata në Zvicër në mbështetje të VLEN-it

Gjyla Halili