KOSOVË

Dronët zbulojnë drogën në Shkodër, policia vihet në kërkim të 65-vjeçares

Policia e Shqipërisë ka asgjësuar 510 fidanë dhe 2760 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të zbuluara nëpërmjet dronëve, gjatë një operacioni dy ditor në fshatrat e Shkodrës.

Ndërkohë një 65-vjeçare me iniciale A. M është shpallur në kërkim pasi u konstatua duke u kujdesur për bimët narkotike në fshatin Lotaj.

“Në ditën e parë të kësaj faze, u asgjësuan 460 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Lotaj, njësia adminstrative Shalë. 

Në ditën e dytë të kësaj faze, u asgjësuan 2300 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në territorin e fshatit Pepaj, njësia administrative Shosh, si dhe 510 fidanë të mbjellë në kubikë. 

Falë përdorimit të dronëve, në fshatin Lotaj, është konstatuar një shtetase që po kujdesej për bimët e dyshuara narkotike. Nga verifikimet e kryera u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetases A. M., 65 vjeçe. Vijon puna për kapjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Banner

Related posts

Masat e BE-së ndaj Kosovës nuk janë proporcionale, thotë presidentja e Kosovës

admin

Mali i Zi heq dorë nga marrëveshja që e shpëtoi nga borxhi kinez

admin

26-vjetori i Epopesë së UÇK-së, do të mbahet ceremoni në kazermën “Adem Jashari”, Kuvendi mban seancë solmene

Gjyla Halili

Leave a Comment