AKTUALE

Drejtori z.Shkodran Tolaj në takim pune me drejtoreshën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor znj.Abigeila Voshtina

Sot në Teatrin e Operës, Baletit dhe Ansamblit popullor në Tiranë, drejtori i Ansamblit shqiptar z.Shkodran Tolaj zhvilloi një takim pune me drejtoreshën e këtij institucioni znj.Abigeila Voshtina! Në frymë pozitiviteti e bashkëpunimi folën për nevojat e përbashkëta dhe bashkëpunimin ndër-institucional të domosdoshëm në mes dy ansambleve tona! Bashkërisht këmbyen ide të realizimit të projekteve të përbashkëta në një të ardhme shumë të afërt! Drejtoresha Voshtina përgëzoi drejtorin Tolaj për punën dhe sukseset e njëpasnjëshme duke i premtuar mbështetje të parezervë në nevojat profesionale të ansamblit shqiptar në RMV! Drejtori Tolaj e falemnderoj për mikëpritjen dhe i dëshiroi shumë suksese në punë! Bashkërisht potencuan se kordinimi i përbashkët i ansambleve shtetërore në aktivitete të rëndësishme kombëtare duhet të jetë prioritet i tyre si drejtues institucionesh!

Banner

Related posts

Mexhiti: Asnjëherë më parë komunat shqiptare nuk kanë marrë kaq shumë mbështetje, qindra projekte në realizim

Gjyla Halili

Arrestohet në Haraçinë personi i kërkuar për “shantazh” dhe “dhunë”, u dërgua në Idrizovë për vuajtjen e dënimit

Gjyla Halili

Mobilizohen mbështetësit e Bajram Rexhepi, përkrahje masive edhe në Shkumbin

Gjyla Halili

Leave a Comment