SHQIPËRI

“Draft-statuti i Asociacionit i propozuar nga Rama ka përkrahje në Evropë e SHBA”

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, tha se draft-statuti për Asociacionin i Propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka përkrahjen e aleatëve të Kosovës.

“Mund të them që ka përkrahje edhe nga Parisi edhe nga Uashingtoni edhe nga Berlini edhe nga Brukseli si zgjidhje e mundshme e cila, pa shpalosur detaje nga përmbajtja e propozimit, ka përkrahje dhe këtë na e thonë ata në të gjitha takimet që është bazë e mirë edhe për Kosovën dhe na sigurojnë me garanca shumë të fuqishme se në asnjë formë nuk do lejojnë Republikë Serbe në Kosovë. Kemi garanca të fuqishme nga Uashingtoni, nga Brukseli nga të gjithë vendet mike dhe që nuk do e lëmë Kosovën në asnjë moment në baltë”, tha Grubi.

Ai shtoi se edhe ai vetë e përkrahë këtë propozim të Ramës.

“Në aspektin e uljes së palëve dhe zgjidhjen e kësaj çështje, tejkalimin e kësaj çështje në kuadër të Kushtetutës së Kosovës për një komunikim siç e kemi ne në Maqedoninë e Veriut, ne e quajmë rajone dhe kemi tetë rajone në Maqedoninë e Veriut dhe në atë kontekst nuk ka asgjë të keqe”, tha ai në Rubikon.

Banner

Related posts

Goditet grupi i trafikantëve të drogës, lëshohen 30 masa arresti në Tiranë

Gjyla Halili

Kërkesat e opozitës për çështjen McGonigal, Balla: Mocioni me debat u pranua

admin

Shpërthim në një fabrikë të industrisë së mbrojtjes në Serbi

admin

Leave a Comment