AKTUALE

Dr.Ridvan Asani kandidat për Degën e BDI-së në Kumanovë

Banner

Kandidaturën për Degën e BDI-së në Kumanovë, sot e ka shpallur edhe ish-ushtari i UÇK-së, stomatologu i njohur kumanovarë, Dr.Ridvan Asani.

Asani përmes profilit të tij në fejsbuk ka njoftuar opinion se ditët në vijim do ta dorëzoj edhe formalisht kandidaturën e tij për Degën e Kumanovës, tek komisioni zgjedhor partiak.

Ridvan Asani është nga fshati Çerkez i Kumanovës. Ka udhëhequr me sukses për vite me radhë me Fondin Shëndetësor në Kumanovë.

Përveç kësaj, Asani është edhe specialist i stomatologjisë, të cilin profesion e ushtron për vite me radhë dhe në qytet njihet si një stomatolog i dëshmuar e profesionist.

Gjithashtu, Ridvan Asani ka qenë edhe Këshilltar komunal i BDI-së në komunën e Kumanovës në mandatin 2013-2017, njëherit edhe koordinator i këshiltarëve të BDI-së.

Asani ditët ne vijim pritet të prezantojë edhe programin e tij për funksionimin e Degës së Kumanovës në të ardhmen.

Kujtojmë se Ridvan Asani qysh në moshën e rinisë ka qenë edhe pjesë e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në rajonin e Likovës.

Related posts

Moti me vranësira dhe reshje shiu, temperatura deri në 15 gradë

Gjyla Halili

Rama e quajti Kodin Zgjedhor ‘kinezëri’/ “S’ka përkufizim tjetër!”, Celibashi i prerë për rritjen e pagave para zgjedhjeve: Ligji e përcakton qartë, ndalimi ekziston për…

admin

RAGIP SHALA KA PROPOZUAR TË THEMELOHET MUZEU I TORTURËS NË KOSOVË

Gjyla Halili

Leave a Comment