AKTUALE

Diplomati ynë shoqëron nxënësit, janë në gjendje të mire, Osmani flet për gjendjen e nxënësve nga RMV-ja të prekur nga tërmeti

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në konferencën e stome për shtyp tha se tetë nxënësit nga Maqedonia e Veriut dhe mësuesi i tyre janë nisur nga zona e prekur nga tërmeti në Turqi, drejt Ankarasë, ku pastaj so të nisën drejt Shkupit. Osmani tha se të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, përfshi edhe nxënësin që ishte lënduar, i cili nuk ka pasur ndërhyrje kirurgjike.

“Në ora 2 pas mesnate diplomati ynë më dërgoi fotografi bashkë me nxënësit tanë. Të gjithë janë shëndosh e mirë dhe tashmë janë nisur drejt Ankarasë, ku sonte do të qëndrojnë aty dhe do të nisen me autobus drejt Shkupit. Kështu që të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i lënduari që ka marrë përkujdesje shëndetësore është në gjendje të mirë pa nevojë për ndërhyrje kirurgjike. Të gjithë bashkë janë nisur, tashmë janë rrugës për në Ankara, fotografia tregon se janë në disponim të mirë edhe pse kuptohet se trauma që e kanë marrë do t’i ndjek, por i presim që të arrijnë në Shkup, pastaj do të kujdesemi për ta”, tha Osmani.

Banner

Related posts

Partitë shpalosin emrat – tetë kandidatë për president të RMV-së?!

Gjyla Halili

Konvikti i Universitetit të Tetovës, Nuhiu: Gati për studentët në vitit akademik 2023/2024

admin

Transporti publik në Shkup sot sipas itinerarit të së dielës, teleferiku nuk do të punojë

Gjyla Halili

Leave a Comment