SPORT

Dingley emërohet në krye të skuadrës angleze

Klubi anglez i futbollit Forest Green Rovers emëroi Hannah Dingley si trajnere të përkohshme të martën, duke e bërë atë trajneren e parë femër në futbollin profesionist anglez.

Dingley zëvendëson trajnerin në largim, Duncan Ferguson, i cili u emërua në janar, por nuk ishte në gjendje të ndalonte skuadrën nga zbritja në Ligën 2, niveli më i ulët i futbollist profesionist anglez.

Ajo do të qëndrojë përkohësisht si trajnere pasi klubi kërkon të gjejë dikë me kohë të plotë.

“Jam shumë e emocionuar për këtë hap tjetër të karrierës sime.

Para sezoni sapo ka filluar dhe i ploti fillon shumë shpejt. Është një moment emocionues, unë jam mirënjohëse për mundësinë që të rritem dhe të drejtoj një klub kaq progresiv dhe që mëndon të ecë përpara”, tha Dingley.

Banner

Related posts

Arrestohet kryetari i Federatës së Futbollit

admin

‘Nëse nuk fitojmë, le të mos humbasim’, Sylvinho para Çekisë: Ja pse nuk e ftova Abrashin, llogaritë i bëjmë në nëntor!

admin

800 nxënës do të marrin pjesë në aktivitetet e skijimit, MKRS kërkon vullnetarë

admin

Leave a Comment