SPORT

Dështoi me Azpilicuetan, Interi kthen sytë te mbrojtësi i Atalantas

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Interi tani ka kthyer vëmendjen te Atalanta, për ta gjetur zëvendësuesin e Milan Skriniar.

Skriniar u largua nga Interi si lojtar i lirë, dhe pritet së shpejti të zyrtarizohet te kampioni francez, Paris Saint-Germain.

Interi fillimisht e kërkonte Cezar Azpilicuetan si mbrojtës të ri të skuadrës, ku ishte shumë afër marrëveshjes me të, para se ai bëri zgjedhjen t’i bashkohej Atletico Madridit.

Tani, Interi ka kthyer interesimin te mbrojtësi i Atalantas, Merih Demiral. Bisedimet me Atalantan do të fillojnë më vonë pasi që prioritetet e “Nerazzurëve” mbeten Davide Frattesi dhe Romelu Lukaku.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Arsim Thaqi shpreson se Drita do ta fitojë titullin kampion

admin

Bonucci do ta mbyllë karrierën te “bardhezinjtë”

admin

Liga Premiere me donacion për të prekurit nga tërmeti në Turqi

admin

Leave a Comment