KOSOVË

Dështimi do të sjellë pasoja të rënda

Bashkimi Europian ia ka bërë të qartë Serbisë dhe Kosovës se duhet të plotësojnë tre kërkesa për të qetësuar situatën në veri të Kosovës, në të kundërt do të ketë pasoja të rënda për të dyja palët.

Në përfundim të takimeve me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, Josep Borrell ka njoftuar se ndërkombëtarët kanë tre kërkesa të qarta.

Në një postim në Twitter, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian kërkon zgjedhje të reja në veri, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje si dhe nisjen e punës për krijimin e Asociacionit.

“Kemi 3 kërkesa të qarta: – Zgjedhjet e reja lokale tani – Sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës – Fillimi i punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Dështimi për të arritur këtë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona”, shkruan Borrell.

Banner

Related posts

Lladrovci në shënimin e Pavarësisë në Zvicër: Së bashku për Kosovën!

Gjyla Halili

Kishin shkuar në Libi për të ndihmuar nga përmbytjet, 5 shpëtimtarë grekë gjejnë vdekjen në aksident rrugor

admin

Kemi marrë zotime që Serbia nuk do t’i refuzojë zgjedhjet në veri të Kosovës

admin

Leave a Comment