AKTUALE

Deputetët, ministrat dhe funksionarët nga ky muaj filluan të marrin rrogat e larta

Deputetët si nga pushteti ashtu edhe nga opozita nuk kanë thënë asnjë fjalë për faktin se gjatë përllogaritjes së pagës së marsit, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për vetëm 8 ditë kanë marrë nga 16.000 denarë

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është shpallur më 23 mars, pasi që janë shfuqizuar dy nene të Ligjit për paga dhe kompensime të zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar.

“Me këtë vendim, pagat e zyrtarëve do të rriten për 78 për qind”, deklaroi “Analiza në TV24”, Trpe Deanoski nga Sindikata e të punësuarëve në administratë.

Nëse nuk ka ndryshime në zbatimin e këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, deputetët do të duhet të marrin 1750 euro tashmë në prill, ndërsa ministrat rreth 1850 euro. Deri tani rrogat e tyre kanë qenë nga 1200-1300 euro.

Këto ditë Ministria e Financave u ka dërguar një interpretim institucioneve se pagat e reja të zyrtarëve, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duhet të llogariten sipas pagës bruto dhe jo sipas pagës neto.

Kjo do të thotë se pagat e tyre mund të rriten nga 55 në 78%, në varësi të koeficientëve, ose nga 1500 në 3500 euro paga bruto. (INA)

Banner

Related posts

Hadi dhe Besa Emini nga  Kërçova, mbrëmë ndërruan jetë  në aksidentin tragjik në afërsi të fshatit Trapçindoll

Gjyla Halili

Takim Ahmeti Varnes, diskutohet për marrëdhëniet ndëretnike dhe sfidat globale

Gjyla Halili

Takim mes Drejtorit Dimovski dhe Vitek për zgjerim dhe zhvillim të investimeve

Gjyla Halili

Leave a Comment