AKTUALE

DELEGACIONI I BFI VIZITOI DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË VAKUFEVE NË ANKARA TË TURQISË

Delegacioni i autorizuar nga Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i udhëhequr nga Myftiu i Manastirit Amit ef.Rasimi, Kordinatori për mardhënie me Turqinë z. Nizam Reshit si dhe sekretari i Myftinisë së Manastirit Orhan Demiri qëndruan për vizitë nê Drejtorinë Gjenerale të Vakufeve të Turqisë në Ankara ku u pritën nga Drejtori Gjeneral z.Sinan Aksu.
Në këtë takim u diskutua për shumë çështje e në veçanti për punimet dhe restaurimet që realizohen në Myftinin e Manastirit nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve si dhe vazhdimi dhe thellimi i bashkëpunimit në të ardhmen edhe në projekte të tjera.
Delegacioni falenderoi drejtorin për mikpritjen dhe uroi që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe në sfera tjera.

Banner

Related posts

Lloga: Taravari t’i dorëzojë vulat!

Gjyla Halili

MPB me detaje për disa parregullsi në vendvotime në Shtip dhe Shkup

Gjyla Halili

Reisul Ulema priti delegacionin e Bashkësisë Islame të Malit të Zi

Gjyla Halili