AKTUALE

Debat shkencor në ASHAM për makroekonominë pas recesionit të vitit 2007 – 2009

Qendra për hulumtime strategjike “Ksente Bogoev” pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) sot organizon debat shkencor me temë “Makroekonomia pas Recesionit të madh 2007 – 2009 – rëndësia e ndryshimeve për shkencën ekonomike dhe për ekonominë e Maqedonisë”.

Pjesëmarrësit do të diskutojnë për ndryshimet në makroekonominë bashkëkohore, të determinuara nga Recesioni i madh i viteve 2007 – 2009 dhe goditjet që pësuan, respektivisht nga recesioni i shkaktuar nga KOVID-19 në vitin 2020 dhe nga kriza energjetike që filloi në vitin 2021.

Siç u paralajmërua, ndryshimet e mëdha në makroekonomi në periudhën pas vitit 2007 do të debatohen në kontekstin e problemeve më të rëndësishme, me të cilat ballafaqohet sot ekonomia e vendit.

Për nevojat e këtij debati shkencor, Qendra për hulumtime strategjike “Ksente Bogoev” paradokohe ka publikuar punimin e akademikut Taki Fiti me të njejtën temë “Makroekonomia pas Recesionit të madh 2007 – 2009 – rëndësia e ndryshimeve për shkencën ekonomike dhe për ekonominë e Maqedonisë”.

Diskutimet nga debati, pasi të autorizohen nga ana e pjesmarrësve, ASHAM-ja do t’i publikojë në një Përmbledhje të veçantë nga debati shkencor.

Banner

Related posts

Shoqëria LËVIZJA reagon kundër Dhomave të Specializuara dhe kërkon rishikim të ligjit

Gjyla Halili

T’u japim shans djalit të Xhaferit dhe gruas së Abazit

admin

Grubi: Festojmë fitoren e Maqedonsië Europiane, fitore e cila do të thellohet më 8 maj

Gjyla Halili