BOTA

Danimarka urdhëron Rusinë të shkurtojë stafin e ambasadës në Kopenhagë

Danimarka ka vendosur të kufizojë në pesë numrin e diplomatëve rusë të lejuar në ambasadën në Kopenhagë dhe personelin administrativ në 20, duke e detyruar Moskën të shkurtojë stafin e saj, tha Ministria e Jashtme daneze në një deklaratë të premten.

“Vendimi për të patur të njëtin numër punonjësisht në ambasadat respektive do të thotë që ambasada ruse në Kopenhagë duhet të reduktojë stafin e saj aktual”, njoftoi ministria daneze, duke thënë se vendimi duhet të zbatohet deri më 29 shtator.

Nuk është e qartë se sa diplomatë dhe punonjës të tjerë do të duhet të largohen nga ambasada ruse.

Prej një kohe të gjatë Danimarka dhe Rusia kanë zhvilluar negociata lidhur me vizat për punonjësit në ambasadën daneze në Moskë, me synimin për një funksionim të mirë të ambasadave si në Danimarkë ashtu edhe në Rusi, tha ministria.

“Negociatat nuk kanë çuar në rezultate për shkak të përpjekjeve të përsëritura ruse për të përfshirë punonjësit e zbulimit rus në kërkesat për viza si pjesë e këtyre negociatave”, tha ministria daneze në një deklaratë.


Top Channel

Banner

Related posts

​Rreth 700 të evakuuar pas zjarrit në Elba të Italisë

admin

Video shokuese tregon grabitësit që përplasin makinën me hyrjen e argjendarisë për vjedhjen e $300 000 bizhuterive (fotot)

admin

“Disa vende të BE-së shtiren për solidaritet”/ Polonia thërret ambasadorin ukrainas për komentet e Zelenskyt në OKB

admin

Leave a Comment