AKTUALE

”Credi Yes” i hiqet licenca, mbyllen 40 filiale në Maqedoni të Veriut

SHKUP, 2026 – “Credi Yes” еshtë shoqëria financiare për kredi të shpejta së cilës Ministria e Financave ia ka hequr licencën e punës për shkak të parregullsive në veprimtari, shkruan portali ekonomik “Faktor”.
Kjo shoqëri financiare, e cila mbështetet nga pronarë bullgarë, po mbyll rreth 40 filialet e saj në mbarë vendin, ndërsa rreth 120 punonjës kanë marrë njoftimin se puna është ndërprerë. E vetmja veprimtari që “Credi Yes” do të ketë të drejtë të ushtrojë në të ardhmen është arkëtimi i pretendimeve (borxheve) të mbetura nga klientët.
”Credi Yes” filloi aktivitetin e saj në Maqedoninë e Veriut në vitin 2019. Gjatë vitit të kaluar, nga rreth 4 milionë euro të hyra (të ardhura), kompania kishte realizuar një fitim prej rreth 1.15 milionë eurosh.
Ministria e Financave pati njoftuar më herët se i është hequr leja e punës një prej shoqërive financiare më të mëdha në treg, pasi gjatë një mbikëqyrjeje të jashtëzakonshme – të kryer pas denoncimit nga një qytetar – u konstatuan shkelje serioze të detyrimeve ligjore. Megjithatë, ministria nuk ka dhënë detaje specifike se për çfarë lloj shkeljesh ligjore bëhet fjalë saktësisht.

Banner

Related posts

𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮 𝗲 𝗞ë𝗿ç𝗼𝘃ë𝘀-𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮 𝗺ë 𝘁𝗿𝗮𝗻𝘀𝗽𝗮𝗿𝗲𝗻𝘁𝗲 𝗻ë 𝗿𝗮𝗷𝗼𝗻𝗶𝗻 𝗷𝘂𝗴𝗽𝗲𝗿ë𝗻𝗱𝗶𝗺𝗼𝗿 𝗱𝗵𝗲 𝗲 𝗽𝗮𝗿𝗮 𝗻𝗱ë𝗿 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮𝘁 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲 𝗻ë 𝗠𝗮𝗾𝗲𝗱𝗼𝗻𝗶𝗻ë 𝗲 𝗩𝗲𝗿𝗶𝘂𝘁!

Gjyla Halili

Studeniçani me Bujar Osmanin!

Gjyla Halili

Në Boston mbahet Forumi i Diasporës Shqiptare, aplikimet mbyllen më 30 shtator

Gjyla Halili