SPORT

Chelsea synon mrekullinë ndaj Real Madridit, ja formacionet e mundshme

Chelseat do t’i duhet të tregojë njërën nga paraqitjet më të mira në histori të klubit nëse dëshiron që të përmbysë deficitin prej dy golave në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Ndeshja e sotme e cila zhvillohet në “Stamford Bridge” me fillim nga ora 21:00 do të jetë ndeshja e kthimit mes dy skuadrave, ku në “Santiago Bernabeu” Reali e mposhti Chelsean 2:0.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në kampionatet e tyre, Chelsea u mposht 2:1 nga Brightoni, kurse Reali shënoi fitore 2:0 ndaj Cadizit.

Fakt interesant është që Reali ka fituar katër përballjet e fundit në garat evropiane në të cilat kishte shënuar fitore 2:0 si vendas.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Chelsean nuk do të paraqiten Aubameyang, Badiashile, Broja, Chilwell, Koulibaly dhe Madueke, kurse te Reali mungon vetëm Ferland Mendy.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Chelsea (4-3-3): Kepa; James, Fofana, Silva, Cucurella; Fernandez, Kante, Kovacic; Mudryk, Havertz, Joao Felix

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Camavinga; Modric, Valverde, Kroos; Rodrygo, Benzema, Vinicius Jr

/BotaSot/

Banner

Related posts

Mevlan Zeka “Ylli i javës” në Superligën e Kosovës

admin

PSG piketon objektivin e madh

admin

Mbappe duhet ta plotësojë një kusht për t’u transferuar falas te Reali

admin

Leave a Comment