SPORT

Çfarë po ndodh me Xhuliano Skukën?

Xhuliano Skuka është duke përjetuar një moment të vështirë në karrierën e tij.

Pas shpërthimit te Partizani, sulmuesi shkroi historinë në futbollin shqiptar si më i shtrenjti i shitur nga Superiorja.

Te Metz situata nuk po shkon aspak siç pritej me mungesën e hapësirës.

Trajneri Boloni ka thënë se pret më shumë nga Skuka kur thirret në apel, kërkon më tepër energji nga sulmuesi kur hyn në fushë nga stoli.

Në ndeshjet e fundit, sulmuesi po aktivizohet vetëm në minutën e 89.

Ndërkohë një prej faqeve të Metz ka shpërndarë disa statistika të Skukës, ku pyet: “Çfarë po ndodh me të?”.

9 ndeshje të zhvilluara dhe asnjëra si titullar, 0 gola dhe 0 asist, 10.2 minuta për ndeshje dhe 4.8 topa të prekur për ndeshje janë statistikat e Skukës që pas largimit nga Partizani.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Joao Felix (nuk) beson në ato që thuhen për Simeonen

admin

Mallorca befason me këtë vlerësim për Muriqin

admin

Ismaili pritet të bëhet me klub të ri

admin

Leave a Comment