SHQIPËRI

Bushati: Clinton erdhi si njeri i lobuar në Shqipëri, u financua nga Soros për të sulmuar Albin Kurtin

Analisti i afërt me qëndrimet e kryeministrit Kurti, Andi Bushati, deklaroi sot se vizita e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, në Tiranë është ndërmjetësuar dhe financuar nga fondacioni Soros.

Sipas tij, mesazhi më i fortë që dha Clinton gjatë vizitës së tij në Tiranë ishte ai që godiste Albin Kurtin.

“Duket qartë që kjo është një vizitë e ndërmjetësuar nga fondacioni Soros. Po të shihje djalin e Soros, ngjitur me Clinton edhe drejtorin e Soros për Shqipërinë, ndërkohë që mungonte presidenti i vendit, mungonte Ilir Meta, Sali Berisha. Clinton nuk ka ardhur si ish-president. Ka ardhur si njëri i lobuar, ishin të pranishëm vetëm njerëzit që donte Edi Rama. Për mua mesazhi më i fortë që dha ish-presidenti Clinton ishte që nga Tirana dhe çlirimtari i Kosovës të goditej Albin Kurti dhe politika që po ndiqet në Kosovë”, tha Bushati në “Euronews Albania”.

Banner

Related posts

Interpelanca dhe mocioni me debat me Ramën caktohen më 2 mars, opozita kundërshton

admin

Shqipëria ndihmon Turqinë! Kryeministri Rama: Niset sot misioni i solidaritetit

admin

Berisha për vizitën e Kurtit në Maqedoninë e Veriut: Dënoj qëndrimin paternalist të Vuçiq

admin

Leave a Comment