SHOWBIZ

Bukuroshja nga Kosova bën krenarë shqiptarët, fiton kurorën e “Miss Elite World 2023”

Bukuroshja nga Kosova, Mejreme Hajdaraj, është shpallur mbrëmë  “Miss Elite World 2023”, në eventin e rëndësishëm në fushën e modelingut që u mbajt në Egjipt.

Hajdaraj është një modele 22-vjeçare, e cila ka sfiluar që në moshën 16-vjeçare. Gjatë këtij viti, ajo fitoi dhe titullin e “Miss Elite Kosovo 2023”.

“Në mesin e shumë shteteve të botës që u bashkuam për të konkuruar në këtë event botëror në Somabay-Egypt. Pas një pune të palodhshme dhe duke mos hequr kurrë dorë fitova Miss Elite World 2023. Faleminderit të gjithë atyre që më përkrahën, më zgjodhën dhe besuan në mua.

Faleminderit Miss Shqipëria! Faleminderit Lense Production! Faleminderit familjes që më përkrahën dhe miqve po ashtu! Mbi të gjitha, faleminderit Kosovë! Kurora ime është për të gjithë ju. Shpresoj t’ju bëj krenar”, shkruan bukuroshja pas marrjes së kurorës.

Banner

Related posts

Ndryshime në “Twitter”, Elon Musk logon me zogun do ta zëvendësojë me një “X”

admin

Edhe uji mund të jetë fajtor për zhvillimin e kancerit të prostatës

admin

Çfarë duhet të pini në verë? Këto lloje çajrash janë të shëndetshme dhe mund të bëhen në shtëpi

admin

Leave a Comment