AKTUALE

Bujar Osmani: Çairi ka nevojë për vizion e disiplinë pune, jo improvizime e kaos

Kandidati i AKI-së për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, sonte në hapjen e shtabit të Këshillit Vendor “Teli”, bashkë me kandidatin e AKI-së për Qytetin e Shkupit, Zejd Rexhepi, bartësin e listës për këshilltarë në Qytetin e Shkupit, Abdulselam Selami dhe kryetarin e degës së Çairit, Bekim Neziri, theksoi se vizioni i tij është rikthimi i rendit dhe disiplinës në këtë komunë.

“Çairi ka nevojë për vizion dhe disiplinë pune, jo improvizime e kaos. Besimi që më keni dhënë më obligon të punoj ditë e natë për një Çair modern, të pastër dhe transparent. Këto zgjedhje janë referendum për dinjitetin tonë – të kthejmë tapinë e shtëpisë dhe të bëhemi zot shtëpie në komunën tonë”, tha Osmani.

Ai shtoi se në qendër të programit të tij është planifikimi afatgjatë dhe zhvillimi i qëndrueshëm, duke rikujtuar se shembulli i komunës Gazi Babë, e cila nuk ka plan urbanistik që nga viti 1995, nuk duhet të ndodhë edhe në Çair.

“Plani urbanistik është ABC-ja e çdo komune. Unë vij me një plan të qartë, me një vizion të qartë se ku e shoh Çairin pas një viti, pas pesë viteve, pas dhjetë viteve”, theksoi kandidati i AKI-së për kryetar të Çairit.

Banner

Related posts

Np “Tetova” çdo të shtunë linjë të re nga Tetova në Kodër të Diellit dhe anasjelltas

Gjyla Halili

“Pushteti po dridhet, është në përpëlitje”, Berisha mesazh Ramës: Po bën përpjekje të tmerrshme për të penguar pluralizmin, por opozita do triumfojë

admin

Pragu prej një përqind në RMV: Si fitojnë shumë para partitë me pak vota pas zgjedhjeve? (Infografik)

Gjyla Halili