BOTA

Bota në përvëlim, Papa Françesku u bën thirrje liderëve botëror: Ndërhyni urgjentisht!

Papa Françesku iu drejtua me një mesazh të fortë këtë të diel liderëve botërorë pas valës së të nxehtit që pa pushtuar shumë vende.

Papa tha se i nxehti përvëlues dhe përmbytjet në vende si Koreja e Jugut, nxjerrin në pah nevojën për ndërhyrje urgjente në trajtimin e ndryshimeve klimatike.

Ju lutem, përsëris apelin tim drejtuar liderëve botërorë që të bëjnë diçka më konkrete për të kufizuar emetimet ndotëse,” tha Papa në fund të mesazhit të tij drejtuar turmave në Sheshin e Shën Pjetrit.

Është një sfidë urgjente, nuk mund të shtyhet, ka të bëjë me të gjithë. Le të mbrojmë shtëpinë tonë të përbashkët,” shtoi Papa.

Françesku i bëri thirrje botës që të heqë lëndët djegëse fosile dhe t’i japin rëndësi të shtuar mbrojtjes së mjedisit.

Pjesë të jugut të Shteteve të Bashkuara janë pjekur në një valë të nxehti rekord, ndërsa temperatura ekstreme janë regjistruar edhe në Kinë dhe Evropën Jugore, duke përfshirë Italinë dhe Greqinë, ku kanë shpërthyer edhe zjarret masive.


Top Channel

Banner

Related posts

Tjetër vatër zjarri në Greqi/ Përfshihet nga flakët zona e Egjios, rrezikohen dy fshatra

admin

Vatra promovoi veprën “KOSOVA, Sovraniteti vs Integriteti” të Ambasador Arben Çejku

Gjyla Halili

Associated Press: Bjellorusia mund të jetë duke ndërtuar kamp ushtarak për grupin Wagner

admin

Leave a Comment