SHQIPËRI

Bllokohen në Kukës prodhimet shqiptare, të destinuara për Kosovë e Serbi

Banner

Dhjetëra kamionë të ngarkuar me prodhime shqiptare janë bllokuar prej dy ditësh në pikën kufitare të Morinës në Kukësit.

Shkak është bërë vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të ndaluar çdo automjet të transportit të mallrave me targa serbe për të hyrë në territorin e vendit, por kjo ka dhënë efekte negative edhe për prodhimet shqiptare.

Drejtuesit e kamionëve thonë se ndalimi ka ardhur pa paralajmërim, pavarësisht se malli është shqiptar dhe destinacion ka Kosovën dhe Serbinë, raporton TV Klan.

Ata bëjnë thirrje që tregtia të mos bëhet viktimë e politikës. Radhë të gjata kamionësh janë shënuar prej 2 ditësh edhe në pikat e tjera doganore të Kosovës, sidomos ato me Serbinë në veri të vendit./EO

Related posts

Vuçiqi më populist se kurrë: Orën që e mbaj ia dhuroj fëmijës së parë të lindur me 2024 në Kosovë

admin

Dhjetëra mijëra qytetarë në marshin protestues drejt Qeverisë së Serbisë

admin

Bill Clinton reagon pas vizitës në Shqipëri: Faleminderit, s’do ta harroj kurrë

admin

Leave a Comment